Elbasan Rashani kyç në fitoren e Clermont ndaj Ajaccio - NACIONALE

Elbasan Rashani kyç në fitoren e Clermont ndaj Ajaccio

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Clermont ka shënuar fitore komode në udhëtim te AC Ajaccio, me rezultat 1:3 në kuadër të xhiros së nëntë në Ligue 1.

Mysafirët zhvilluan lojë të bukur me rezultatin që doli të jetë i barabartë deri në fund të ndeshjes, ku ishte Elbasan Rashani që zhbllokoi gjithçka për t'i arkëtuar pikët e plota.

Fillimisht qendërsulmuesi Grejohn Kyei zhbllokoi rezultatin pas 11 minutave lojë pas një asistimi të bukur të Johan Gastien.

Tutje të dy skuadrat kishin raste shënimi, por që nuk i konkretizuan prandaj rezultati i kësaj pjese doli të jetë 0:1.

Vendasit pastaj barazuan rezultatin përmes mbrojtësit me eksperiencë Cedric Avinel, që shënoi me kokë (70').

Kur mendohej se gjithçka është mbyllur dhe që rezultati përfundimtar do të jetë 1:1, Mateusz Wieteska gjeti për mrekulli Elbasan Rashanin që ishte harruar nga mbrojtja vendase dhe realizoi nga afërsia për t'i kthyer epërsinë Clermontit (89').

Ky gol për kosovarin është shumë i rëndësishëm pasi në këtë sfidë as që ishte nga minuta e parë, duke u inkuadruar në fushë gjatë minutës së 63-të.

Ndërsa, krejt në fund Jodel Dossou realizoi nga afërsia që të vulos fitoren e Clermontit në këtë sfidë të vështirë (90+1').

Me këtë fitore, Clermont renditët në pozitën e nëntë me 13 pikë, derisa Ajaccio qëndron në fund me katër sosh.

Sa i përket Rashanit, ky është goli i parë për këtë edicion në kampionatin francez.

Në xhiron e radhës, skuadra e Rashanit do ta mirëpres Auxerren, derisa Ajaccio do të jetë mysafir i Clermontit.

Lajme të ngjashme