El Chiringuito: Vini Jr nuk e fiton Topin e Artë
Televizioni spanjoll “El Chiringuito” ka njoftuar se mesfushori Rodri do të jetë fituesi i Topit të Artë, duke lënë prapa dyshen Vini Jr e Jude Bellinhgam.
Edhe pse të gjithë prisnin që Vini ta fitojë Topin e Artë, duket se numri i votave është në të mirë të spanjollit.
Sipas televizionit spanjoll tashmë Vinicius është njoftuar, ndërsa të gjithë në Real Madrid janë të shokuar me ndryshimet e fundit.
“Vinicius Jr nuk pritet ta fitojë Topin e Artë. Shok i madh te Real Madridi. Rodri pritet të jetë fituesi”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e tyre.
Mediat e tjera spanjolle po raportojnë se Vini Jr po e konsideron mundësinë që të mos merr pjesë në ceremoni si lloj ankese.
Rodri kaloi një sezon të jashtëzakonshëm duke fituar Premierligën me Manchester Cityn si dhe Kampionatin Evropian “Euro 2024” me Spanjën.
Ndërkohë, Vini Jr dhe Jude Bellingham arritën suksese vetëm me Real Madridin, duke e fituar La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve në këtë proces.