El Chiringuito: Diego Simeone ka njoftuar Atletico Madridin se do të largohet në fundin e sezonit
Pas 11 viteve në krye, trajneri Diego Simeone ka njoftuar Atletico Madridin se do të largohet në fundin e sezonit, kështu bënë të ditur televizioni spanjoll "El Chiringuito".
Ky lajm vjen pas raportimeve të shumta për largimin e Joao Felix nga Atletico Madrid në formë huazimi për gjashtë muaj te Chelsea. Sidoqoftë, ende s'është kryer pasi portugezi fillimisht duhet të pranojë të rinovojë kontratën.
Ishte Paco Garcia që raportoi se "El Cholo" ka informuar klubin "Los Rijoblancos" për dëshirën e tij që të largohet në verë, një vit pa i skaduar kontrata momentale.
🚨 EXCLUSIVA de @pacogcaridad 🚨
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) January 9, 2023
💣 "𝐒𝐈𝐌𝐄𝐎𝐍𝐄 𝐍𝐎 𝐒𝐄𝐆𝐔𝐈𝐑𝐀́ 𝐞𝐧 𝐞𝐥 𝐀𝐓𝐋𝐄𝐓𝐈 la temporada que viene"💣
🙄 "Ya le ha dicho a Gil Marín que se marcha en verano..." pic.twitter.com/9NL2VRdIRQ
Me largimin e Simeone, Felix do të ishte i lirë të rikthehej në verë nga huazimi dhe të provojë që të gjejë formën me një trajner të ri.
Simeone padyshim është trajneri më i suksesshëm në historinë e Atleticos, pasi që kur arriti në klub ka përfunduar gjithnjë në top katërshe, duke fituar dy herë La Ligën, Kupën e Mbretit, dy Liga të Evropës, dy Superkupa Evropiane dhe një Superkupë të Spanjës. Përpos kësaj ai arriti edhe dy herë në finalen e Ligës së Kampionëve.
Kështu, ai gjithmonë ka pasur mbështetjen e bordit - kjo gjë vazhdon të vlejë, por që thuhet se nuk do të ndërhyjnë nëse trajneri vendos përfundimisht.
Si pasues i tij javë më parë u përmend ish trajneri i kombëtares së Spanjës, Luis Enrique, i cili është në kërkim të një ekipi të ri.