Ekskluzive: Armend Thaqi rinovon edhe për dy vite me Ballkanin - NACIONALE

Ekskluzive: Armend Thaqi rinovon edhe për dy vite me Ballkanin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Armend Thaqi ka nënshkruar rinovimin e kontratës me Ballkanin.

29-vjecari që ka qenë ndoshta mbrojtësi i djathtë më i mirë në Kosovë për këtë dekadën e fundit, do të vazhdojë qëndrimin në Suharekë për se paku edhe dy vite.

Gazeta Nacionale me burime të sigurta merr vesh që Thaqi tashmë ka nënshkruar rinovimin e kontratës me “Xhebrailat” që do bëhet zyrtare për një kohë shumë të shkurtër.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe vetë lojtari në një bisedë për Gazetën Nacionale.

“Po, kam rinovuar kontratën me Ballkanin për dy vite e gjysmë”, tha shkurtimisht ai.

Lajmi në përditësim...

Lajme të ngjashme