Ekipi slloven Mura: Mirlind Daku një nga sulmuesit më të mirë në historinë tonë - NACIONALE

Ekipi slloven Mura: Mirlind Daku një nga sulmuesit më të mirë në historinë tonë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ekipi slloven Mura e ka vlerësuar sulmuesin Mirlind Daku si një nga më të mirët në historinë e klubit.

Mura e ka “kujtuar” transferimin e Dakut që shkëlqeu sa ishte pjesë e tyre në kampionatin slloven, ku pastaj falë atyre paraqitjeve bëri hapin gjigant në karrierë duke nënshkruar për Rubin Kazanin.

“Saktësisht dy vite më parë, ishte transferuar Mirlind Daku, që konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë në historinë tonë”.

“Daku luajti 53 ndeshje në të gjitha garat për një sezon e gjysmë, duke shënuar 27 gola dhe dhuruar 7 asistime. Në verën e vitit 2023, ai kaloi te klubi rus Rubin Kazan”, shkruhet ndër të tjera në postim.

Te Mura, Daku e “rigjeti” formën që s’po e arrinte kur u rikthye te Osijeku i Kroacisë. Vetëm pas disa javëve, Daku për 1.2 milionë euro iu bashkua gjigantit rus.

Daku tani është duke kaluar një formë të mirë te Rubin Kazan dhe shpreson ta mbajë deri në fund, me synimin që të marrë ftesë nga Sylvinho për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Kujtojmë, Daku duhet të kalojë një formë sa më të mirë në muajt në vijim pasi edhe Rey Manaj është duke shkëlqyer në Superligën e Turqisë.

Lajme të ngjashme