Ekipi i Crvena Zvezdas dhuron para te familjet e terroristëve të vrarë
Ekipi i basketbollit Crvena Zvezda ka njoftuar se iu ka dhuruar ndihmë financiare familjeve të terroristëve të vrarë në Banjskë.
Policia e Kosovës vrau tre terroristë serbë që synonin aneksimin e veriut, ku iniciatori ishte Milan Rajdojcic.
Një ndër të vrarët ishte edhe ndër kryesorët e tifozërisë nacionaliste serbe të Crvena Zvezdas, klub ky që përmes një komunikate zyrtare njoftoi se i kanë dhuruar nga 1 milion e 200 mijë dinarë për secilën familje.
“KK Crvena Zvezda pagoi të gjithë familjet e viktimave në Banjskë në Kosova dhe Metohi me nga 1 milion e 200 mijë dinarë”.
“Ne e konsideruam këtë akt, i cili fatkeqësisht nuk do të rikthejë jetën e të gjithë atyre që vdiqën në Banjskë, të domosdoshëm për të ndihmuar familjet që humbën të dashurit e tyre duke mbrojtur vatrat dhe tokën e tyre, por edhe si një gjest publik mbështetjeje për popullin tonë, të cilët për shumë vite po jetojnë jashtëzakonisht vështirë në atë territor të Republikës së Serbisë”.
“KK Crvena Zvezda Meridianbet beson se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjithë të dërgojmë një mesazh në këto momente - se duhet të jemi të bashkuar dhe të qëndrojmë me njerëzit tanë në Kosovë. Për mirë apo për keq”, shkroi klubi i basketbollit.
KK Crvena zvezda Meridianbet uplatio je svim porodicama naših stradalnika iz Banjske na našem Kosovu i Metohiji sumu od po milion i dvesta hiljada dinara kao jednokratnu pomoć.#kkcz #Srbija https://t.co/Sfr3b15Bdz
— KK Crvena zvezda Meridianbet (@kkcrvenazvezda) October 3, 2023
Përndryshe, këso gjesti thuhet se ka bërë edhe klubi i futbollit që garon në Ligën e Kampionëve.