Edwin van der Sar pëson gjakderdhje në tru - NACIONALE

Edwin van der Sar pëson gjakderdhje në tru

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish futbollisti dhe drejtor ekzekutiv i Ajaxit Edin van der Sar ka pësuar gjakderdhje në tru gjatë pushimit në Kroaci dhe është dërguar në spital.

Siç raporton mediumi holandez “De Telegraaf”, Van der Sar u transportua në spital përmes një helikopteri dhe tani është duke qëndruar në repartin e terapisë intensive.

Ajax është informuar që ish portieri i tyre po trajtohet nga doktorët, ku në këso rastesh 24 orët e para janë vendimtare.

Një gjë të tillë pastaj e konfirmoi edhe klubi holandez përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

Të premten, Edwin van der Sar ka pasur një gjakderdhje rreth trurit të tij. Aktualisht ndodhet në spital në repartin e terapisë intensive dhe është në gjendje stabile. Sapo të ketë informacione më konkrete, do të pasojë një përditësim”, shkruhet në komunikatë.

Çuditërisht, kjo nuk është hera e parë që ndodh një këso ‘sulmi’ në familjen e Van der Sar, pasi gruaja e tij në dhjetorin e vitit 2009 kishte pësuar një hemorragji cerebrale gjithashtu

Lajme të ngjashme