Edvin Kuc i jashtëzakonshëm, shënon gol për Malin e Zi ndaj Lituanisë - NACIONALE

Edvin Kuc i jashtëzakonshëm, shënon gol për Malin e Zi ndaj Lituanisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kapiteni i Kampionit të Kosovës Ballkanit, Edvin Kuc, po vazhdon me formën e lartë. Ai tani ka shënuar golin e radhës për Kombëtaren e tij, Malin e Zi, ku shënoi ndaj Lituanisë, në ndeshjen kualifikuese për EURO 2024.

Kuc, i cili për Malin e Zi, po paraqitet vetëm për herë të tretë, ka shënuar edhe dy gola të tjerë me kombëtaren, por ato u shënuan në një miqësore ndaj Lebanonit.

Kapiteni i Kampionit të Kosovës zhvilloi ndeshjen e parë zyrtare muajin e kaluar nda Serbisë, ndërsa tani në paraqitjen e dytë garuese, ka arritur ta gjejë golin.

Zhvillohej minuta e tretë e takimit, kur Edvin Kuc pranoi një top nga Stevan Jovetic, dhe goditi bukur për të shënuar për rezultatin 1:0.

Kujtojmë se Kuc ishte në pritje të ftesës nga Kombëtarja e Kosovës, por që një e tillë nuk erdhi kurrë dhe ai pranoi të luajë për vendin ku ka lindur, dhe po paraqitet suksesshëm.

Mali i Zi mbetet ende me gjasa reale për një kualifikim në EURO 2024.

Lajme të ngjashme