Edon Zhegrova publikon video me “momentet më të mira” ndaj Lituanisë
Ylli kosovar Edon Zhegrova zhvilloi një tjetër paraqitje fantastike, duke ndihmuar në fitoren e Kosovës ndaj Lituanisë.
Zhegrova shënoi golin e parë në sfidë, ku “Dardanët” fituan me rezultat të ngushtë 1:2.
Paraqitja e yllit të Lilles ishte në nivelin më të lartë dhe për tifozët që nuk kanë mundur ta ndjekin ndeshjen, ai ka publikuar një video me “momentet më të mira të tij”.
“I lumtë skuadrës. I lumtur që e shënova golin. Ne vazhdojmë”, shkroi ai ndër të tjera në video, duke shtuar flamurin e Kosovës si dhe “emojin” e një luani.
Për më shumë shikoni videon:
Përndryshe, Zhegrova pritet të jetë titullar edhe në sfidën e radhës, pra ndaj Qipros më 15 tetor në “Fadil Vokrri”.