Edon Zhegrova pas fitores feston me flamurin kuq e zi dhe plis, yjet e Lilles bëjnë 'shqiponjën' (VIDEO) - NACIONALE

Edon Zhegrova pas fitores feston me flamurin kuq e zi dhe plis, yjet e Lilles bëjnë 'shqiponjën' (VIDEO)

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lille shkaktoi befasinë e radhës dje në Ligë të Kampionëve, pasi arritën fitore të madhe në udhëtim te Atletico Madrid, duke triumfuar me rezultat 3:1, ku protagonist kryesor në këtë përmbysje ishte ylli kosovar, Edon Zhegrova.

Lille që në xhiron e kaluar befasoi të gjithë me fitoren ndaj Real Madridit, ku Zhegrova në fund u shpall lojtari i ndeshjes, në natën e mbrëmshme bëri të njëjtën gjë, duke shkuar në kuotën e gjashtë pikëve tani pas tri ndeshjeve të zhvilluara.

Atletico Madrid po udhëhiqte 1:0 nga minuta e tetë me golin e Julian Alvarez, deri sa në skenë doli ylli i Kombëtares së Kosovës, që shënoi gol të jashtëzakonshëm në pjesën e dytë për të barazuar rezultatin 1:1.

Ai i shënoi njërit nga portierëve më të mirë në botë, Jan Oblak, në një mënyrë, që rrallë ndonjë lojtarë i shënon portierit slloven.

Pas golit të yllit kosovar, Jonathan David, shënoi dy gola, për t'ia dhënë fitoren Lilles me rezultat 3:1.

Pas ndeshjes, festë e madhe ishte në dhomën e zhveshjes.

Edon Zhegrova që kishte marrë një plisë dhe flamur kuq e zi nga tribunat, hyri ashtu në zhveshtore.

Lille publikoi pamje me yllin e Kosovës duke festuar me simbole kombëtare, teksa dy lojtarë të Lilles u panë duke bërë simbolin e shqiponjës, që u inkurajuan nga Edon Zhegrova.

@losc Edon dans le vestiaire après la victoire contre l’Atletico 😂🦅 #UCL #LOSC #championsleague #football #atleticodemadrid ♬ son original - LOSC

Zhegrova ka bërë një nisje të jashtëzakonshme të sezonit të ri, duke shënuar katër gola dhe dhuruar një asist në Ligue 1 dhe Ligë të Kampionëve.

Ndeshja e radhës për 25-vjeçarin është ndaj Lens më 26 nëntor në Ligue 1, teksa shumë pak ditë më vonë pritet të paraqitet në një ndeshje të madhe në elitën e futbollit francez ndaj Lyon.

Lajme të ngjashme