Edon Zhegrova, ndër të preferuarit e Napolit për ta zëvendësuar Lozanon - NACIONALE

Edon Zhegrova, ndër të preferuarit e Napolit për ta zëvendësuar Lozanon

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi kosovar Edon Zhegrova është një ndër të preferuarit e Napolit për ta zëvendësuar Hirving Lozanon në këtë afat kalimtar veror.

Meksikani i ka prishur raportet me drejtuesit e klubit italian dhe gjithnjë e më shumë po i afrohet largimit, më saktësisht kalimit në ligën amerikane MLS.

Kësisoj, Napoli tani ka krijuar një listë me lojtarë që mund ta zëvendësojnë Lozanon, ku Edon Zhegrova është ndër të preferuarit.

Gazeta më e madhe italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se Zhegrova i prinë listës, pranë dy talentëve tjerë si Tete i Shakhtar Donetsk dhe Johan Bakayoko i PSV-së.

Nuk është hera e parë që Zhegrova lidhet me kalimin në Itali, pasi thuhej se pëlqehej shumë edhe nga AC Milani sidomos në kohën kur legjenda Paulo Maldini ishte drejtor sportiv.

Zhegrova është duke vazhduar me stërvitjet te skuadra e Lilles, por thuhet se nuk do ta refuzonte largimin nga francezët për të kaluar në një kampionat më të madh.

Kujtojmë se lojtari shpesh herë kishte deklaruar se synimi i tij është përmirësimi për ta realizuar ëndrrën që t’i bashkohet Barcelonës.

Lajme të ngjashme