Edon Zhegrova ndër përforcimet e para të Napolit, sipas gazetës italiane - NACIONALE

Edon Zhegrova ndër përforcimet e para të Napolit, sipas gazetës italiane

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi kosovar i Lille Edon Zhegrova mund të jetë një ndër përforcimet e para të kampionit të Italisë Napoli gjatë kësaj vere, sipas gazetës italiane Corriere dello Sport.

Zhegrova, 24 vjeç, iu bashkua gjigantit francez në janar të vitit 2022 nga Baseli në një marrëveshje katërvjeçare e gjysmë.

Përfaqësuesi i Kosovës e ka shijuar sezonin më të mirë në karrierë këtë vit, duke lënë shumë mbresa me aftësitë e tij dribluese në veçanti.

Ai i shënoi tri gola dhe i dhuroi pesë asiste në 21 paraqitje në Ligue 1 këtë sezon.

Sipas të përditshmes italiane, Napoli ka kohë që është duke i vëzhguar disa futbollistë të Lille, në mesin e tyre 24-vjeçarin nga Prishtina.

Në rast të largimit të Hirving Lozanos, atëherë Napoli do të mundohej ta zëvendësojë atë me anësorin kosovar.

Napoli e sheh Zhegrovën si një lojtar me lëvizje të një anësor tipik, një moshë ideale dhe një çmim të arritshëm, më pak se 10 milionë euro.

Në Stadio Diego Armando Maradona, Zhegrova do t’i bashkohej bashkatdhetarit të vet Amir Rrahmani.

Lajme të ngjashme