Edon Zhegrova mungon në ndeshjet ndaj Zvicrës dhe Suedisë
Edon Zhegrova do të mungojë për ndeshjet e Kosovës në shtator.
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka thënë se ‘Zhegrova do të mungojë për shkak të procedurave të transferimit të tij në Juventus”.
Foda ka pranuar se mungesa e Zhegrovës, do të jetë hendikep për Kosovën, por që sipas tij, në këtë rast duhet të ketë mirëkuptim për vendimin e lojtarit.