Edon Zhegrova e Arbër Hoxha startojnë për skuadrat e tyre në ndeshjet vendimtare për kualifikim në Ligë të Kampionëve
Ashtu si Lille, edhe Dinamo Zagreb po e kërkojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, me yjet kosovar si Edon Zhegrova e Arbër Hoxha, që do të luajnë nga minuta e parë.
Skuadra franceze përballet me Slavia Pragën, ndërsa gjiganti kroat me Qarabagun.
Zhegrova nuk luajti për Lillen në ndeshjen hapëse në Ligue 1 për shkak të pezullimit për karton të kuq nga sezoni i kaluar, ndërsa Arbër Hoxha e ka nisur shumë mirë në Superligën e Kroacisë, ku në tri paraqitje ka shënuar dy gola.
Të dy përballjet, Lille - Slavia Pragës dhe Dinamo Zagreb - Qarabag, zhvillohen me fillim nga ora 21:00 dhe janë vendimtare, pasi me ndeshjet kthyese pas një jave, vendoset se a do të jenë në Ligë të Kampionëve yjet kosovar, apo jo.
Formacionet zyrtare
Lille - Slavia e Pragës

Dinamo Zagreb - Qarabag
