Editorial nga Philipp Lahm: Gjermania duhet ta rigjejë veten në mënyrë që Lineker të ketë të drejtë përsëri
Editorial nga Philipp Lahm për 'The Guardian'
Gary Lineker më nuk ka të drejtë. Futbolli më nuk është një lojë ku Gjermania fiton në fund. Në Katar, Kombëtaret e mëdha kanë pasur sukses deri tani. Por, jo edhe ne; si në dy kompeticionet e mëhershme, Gjermania u eleminua herët.
Një model mund të dallohet në dështimet e katër apo pesë viteve të fundit. Gjermania ka humbur stabilitetin në mbrojtje - skuadra nuk mund ta mbajë askë larg portës. Secili kundërshtar krijon shanse, madje edhe Kosta Rika dhe (në ndeshjen e vetme përgatitore) Omani. Loja e Gjermanisë gjithmonë pëson ndalesa në lojë.
Në të tre ndeshjet e grupit, Gjermania tregoi pasion, përkushtim dhe agresivitet. Kundërshtarët ndjejnë se kishim lojtarë me kualitet. Por, pati mungesë të strategjisë dhe rendit; asnjëherë nuk ishte e qartë kush cilin rol do ta merrte. Skuadra e Hansi Flick nuk ishte mirë e organizuar në Katar.
Si kundërshembull, ta marrim Argjentinën, e cila gjithashtu u mposht nga një autsajder. Arabia Saudite shënoi dy herë dhe tre "gola" të Argjentinës ishin nga pozita jashtë loje me teknologjinë e re. Fati i mirë dhe fati i keq janë pjesë e lojës. Por madje edhe në humbje, ju mund ta shihnit skuadrën e Lionel Scalonit duke dominuar sepse ishte mirë e organizuar. Ata pastaj bllokuan Meksikën dhe Poloninë në pjesët e tyre të fushës, në një pikë, duke shënuar gola. Boksieri superior, përgatitë terrenin për nokaut.
Gjermania nuk arriti ta bënte këtë. Dështuan të kontrollojnë ndeshjen. Të kontrollosh një ndeshje duhet të zhvillosh lojë nga mbrojtja dhe qendra. Ky është ligji i futbollit. Këto pozicione - në zharkon, 4,5,6,8 dhe 10 - duhet të bashkëveprojnë me njëra-tjetrën, t'i kushtojnë vëmendje njëra-tjetrës, të zhvillojnë një mirëkuptim verbërues.
Stabiliteti vjen nga kontinuiteti. Për një kohë të gjatë, megjithatë, nuk ishte e qartë kush do të mbronte në qendër për Gjermaninë. Mesfusha nuk e gjeti veten, edhe pse lojtarët e duhur ishin të disponueshëm. Isha i sigurt se Joshua Kimmich, Leon Goretzka dhe Ilkay Gundogan do të kuptoheshin me njëri-tjetrin për të formuar një njësi të fortë, nëse do të lejoheshin së bashku në lojë për tre apo katër ndeshje. Kjo nuk ndodhi.
Një tjetër problem: nuk ishte e qartë cili nga mbrojtësit anësorë duhej të kontribonte dhe si, dhe po ashtu nuk dihej qasja jonë në lojën ofanzive. Gjermania ka katër sulmues me aftësi të mira në Serge Gnabryn, Jamal Musialan, Kai Havertzin dhe Leroy Sanen, po ashtu edhe alternativat Thomas Muller dhe Niclas Fullkrug. Do ta kisha vendosur shumë më herët për këtë.
Krejt futbolli ka të bëjë me detajet. Për sulmin kjo nënkupton, shembull: si të operoj në zonë pa rrezikuar gjithçka? Si të reduktoj rrezikun nga kundërsulmet nëse humb topin derisa dribloj? Një skuadër mund të zgjidhë rreziqet dhe problemet së bashku, në koordinim me njëri-tjetrin. Argjentina ishte e fortë në këtë. Mungesa e strukturës te Gjermania për ta bërë këtë ose të luajë një lojë që ngulfatë kundërshtarin, në mënyrë të pa evitueshme rezulton me pranim golash.
Do të jetë test sfidues për të formuar një skuadër me sytë nga Kampionati Evropian në shtëpi pas një viti e gjysmë. Gjermania duhet ta rigjejë veten në mënyrë që Gary Lineker të ketë të drejtë përsëri.
Secila Kombëtare i ka vështirësitë e veta në kompeticion, madje edhe favoritët dhe ish-kampionët e botës. Franca më ka bindur më së shumti. Skuadra e tyre është e kompletuar: kanë fizikalitet, strukturë dhe tkenikë. Mbrojtja është stabile, mesfusha mendon defanzivisht. Sulmi sillet rreth të jashtëzakonshmit Kylian Mbappe, i cili ka fuqi dhe kreativitet. Por, për shkak se skuadra pëlqen të tregojë superioritet, hamendësoj çka do të ndodh kur gjërat nuk shkojnë mirë. Pastaj bëhet e vështirë të ndryshohet loja. Mbappe ende duhet ta dëshmojë se ka pjekurinë që gjithmonë të bëjë gjënë e duhur në momentin e duhur.
Spanja po e feston kulturën e dominimit në pasime në Katar. Është gjithmonë mirë të shikosh Kombëtaret më të vogla si Kosta Rika që mezi e merrnin topin nganjëherë kundër Spanjës. Nganjëherë, megjithatë, Spanja e mbi bënë. Ata madje pasojnë përgjatë zonës së penalltisë, edhe portieri, edhe pse ai gjithmonë është futbollisti më i dobët në skuadër. Pastaj idea bëhet ideologji. Kjo e bën veçanërisht fragjile Spanjën ata më nuk e kanë Carles Puyol, Sergio Ramos, Xavin dhe Andres Iniestan. Ata gjithashtu nuk mbrohen në situata standarde, po ashtu.
