“Edhe unë besoj si Arteta” – Saka bie dakord me trajnerin spanjoll se kontrata e re me Arsenalin është afër - NACIONALE

“Edhe unë besoj si Arteta” – Saka bie dakord me trajnerin spanjoll se kontrata e re me Arsenalin është afër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anësori i Arsenalit, Bukayo Saka, e ka bërë të qartë se është i lumtur te Arsenali duke thënë është afër nënshkrimit të kontratës së re me topçinjtë. Për këtë çështje edhe Mikel Arteta kishte shprehur vetëbesim se mesfushori anglez do të vazhdojë me skuadrën, teksa vet ai thotë se ndanë besimin me trajnerin.

Saka i është përgjigjur komenteve të bëra nga menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta për të ardhmen e tij në klub. Arteta ka thënë se është "shumë i sigurt" se Saka do të mbetet me Topçinjtë dhe shtoi se "Tani është koha për ta vendosur të zezën në një copë letër".

Saka arsenal 2022-23

“Po, e ndaj besimin e tij”, tha ai. “Ndjej vërtet dashurinë nga bashkëlojtarët e mi, trajnerët dhe tifozët gjithashtu”.

Saka foli edhe për marrëdhënien e tij me Artetan. "Ndjehem sikur ai është gjithmonë aty për mua," shpjegoi ai. "Ai e di se kur të flasë me mua, nuk është shumë, por nuk është shumë pak dhe këshillat e ndryshme që më jep janë të veçanta dhe kjo bën një ndryshim të madh tek unë."

Saka Arteta

Saka është bërë pjesë integrale e skuadrës së Arsenalit dhe ishte golashënuesi më i mirë i Topçinjve sezonin e kaluar me 12 gola. Reprezentuesi anglez është në dy vitet e fundit të kontratës së tij aktuale dhe Arteta do të jetë i etur për të siguruar të ardhmen e tij afatgjatë për të shmangur interesimin nga klube si Manchester City dhe Liverpool.

20-vjeçari është pjesë e Arsenalit që nga gjeneratat e reja, duke luajtur për të gjitha grupmoshat zinxhir.

Që nga depërtimi në skuadrën e parë në vitin 2019, ai ka zhvilluar me Arsenalin 135 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 23 gola dhe ka asistuar në 30 raste për bashkëlojtarët, ndërsa vetëm në Premierligë është paraqitur 101 herë, ku ka shënuar e asistuar në 17 raste respektivisht.

Kuriozitet rreth Bukayo Sakas: Reprezentuesi anglez është lojtari më i ri i Arsenalit ndonjëherë, që ka shënuar dhe asistuar në një ndeshje derbi të Londrës veriore, ndaj Tottenham Hotspur.

Saka dhe Arsenal ndeshjen e radhës në kampionatin anglez e luajnë në Emirates Stadium sot në mbrëmje ndaj Aston Villës, këta të fundit kanë vetëm një fitore në katër ndeshjet e zhvilluara, duke pësuar tre humbje tjera, ndërsa Arsenali mbetet e vetmja skuadër në kampionat që ka të gjitha fitore.

Lajme të ngjashme