KATAR 2022 | Edhe pse u mposhtën, lojtarët e Australisë rreshtohen për të bërë foto me Messin - NACIONALE

KATAR 2022 | Edhe pse u mposhtën, lojtarët e Australisë rreshtohen për të bërë foto me Messin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Argjentina e Australia u përballen dje në Kupën e Botës në Katar, jug-amerikanët fituan dhe u bënë skuadra e dytë që siguron çerekfinalen. Përveç lojës, diçka tjetër morri vëmendjen e australianëve. Lojtarët e saj u rreshtuan të shtunën mbrëma për të bërë foto me Lionel Messin.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë, një gjeni i futbollit, që vazhdon të prodhojë paraqitje të jashtëzakonshme edhe në moshën 35-vjeçare, shënoi në paraqitjen e tij të 1000-të në karrierë dhe ia siguroi dy herë kampionit, Argjentinës, një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës.

Lionel Messi ishte në maksimumin e tij të shkëlqyer të shtunën mbrëma. Kredia e imazhit: Alamy

Messi ishte në maksimumin e tij, me depërtimet e tij në fushë që bënin lehtë të kalueshëm lojtarët australian, të cilët luftuan deri në fund pasi skuadra e Lionel Scaloni kaloi në epërsi 2-0 falë golave ​​të Julian Alvarez dhe Messit.

Australia e arriti qëllimin, e ngushtoi rezultatin dhe luftoi deri në fund për ta dërguar ndeshjen në vazhdime por kjo u bë e pamundur pas vërshëllimës së gjyqtarit kryesor.

Brohoritjet "Messi, Messi, Messi" jehonin në stadiumin Ahmad Bin Ali gjatë gjithë kohës, nga të gjithë të pranishmit, që po shijonin magjinë e ylli të Paris Saint-Germain.

Rreth një orë pasi përfundoi ndeshja, kur stadiumi u boshatis, një numër lojtarësh të Australisë u grumbulluan rreth dhomës së zhveshjes së Argjentinës me telefona në dorë.

Pse? Sepse të gjithë donin një foto me njërin nga futbollistët më të mëdhenj në histori të futbollit – Lionel Messin – për ta mbajtur kujtim për të gjithë jetën.

Siç shihet edhe në pamjet e publikuara, lojtarët australianë ishin shumë të kënaqur që tani në telefonin e tyre kanë një foto së bashku me Messin, por kush nuk do të kënaqej për një gjë të tillë?

Lajme të ngjashme