Edhe Odise Roshi pensionohet nga kombëtarja e Shqipërisë
Futbollisti Odise Roshi ka vendosur të pensionohet nga kombëtarja e Shqipërisë.
Roshi që do të mbahet mend gjithmonë për kontributin e dhënë te “Kuq e Zinjtë”, ku ishte edhe ndër më meritorët për kualifikimin në “Euro 2016”, ka ndjekur hapat e disa ish bashkëlojtarëve për t’i lënë rrugë të rinjve.
FSHF-ja përmes një komunikate zyrtare e falënderoi Roshin për kontributin e dhënë:
“Faleminderit Odise Roshi. 71 ndeshje të luajtura, e para ndaj Francës dhe e fundit me Italinë”.
“Raketa Odise Roshi, autor i shumë asisteve dhe 5 golave ka marrë vendimin të tërhiqet nga kombëtarja shqiptare. Federata e Futbollit shpreh mirënjohje për kontributin që Roshi ka dhënë me fanellën kuq e zi, duke qenë pjesë e skuadrës historike që u kualifikua dhe luajti në Euro2016. Faleminderit Odise”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Ndërkohë, Shqipëria po vazhdon me përgatitjet për dy ndeshjet e rëndësishme të muajit nëntor ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.