Edhe Man City i bashkohet garës për Pedro Neton
Manchester City është bërë skuadra më e fundit angleze që ka shprehur interesim për yllin e Wolves Pedro Neto.
24-vjeçari është pjesë e “Ujqërve” që nga viti 2019 dhe është bërë ndër lojtarët më të vlerësuar te klubi anglez, ku vetëm këtë sezon ka dhuruar nëntë asistime.
Kësisoj, portugezi ka fituar vëmendjen e disa klubeve me “The Telegraph” që raporton se si Man City ashtu edhe Liverpool janë duke përgatitur ofertat e parë për në verë.
Sidoqoftë, interesim për Neton kanë shprehur edhe dy klubet londineze Arsenal dhe Tottenham, prandaj Wolves ndodhet në një pozitë të mirë që të kërkojë shumë para në verë.
Kontrata e Netos skadon më 2027, ndërsa Wolves po kërkon minimum 80 milionë funte për shërbimet e tij.
Neto momentalisht është shëruar nga lëndimi që pësoi ndaj Newcastle Unitedit dhe këtë e konfirmoi vetë trajneri para ndeshjes kundër Fulhamit.
“Pedro kishte një javë të mirë. Kishte një skanim që ishte komplet i qartë. Nuk i janë dëmtuar muskujt aspak. U ndje mirë në stërvitje. Prandaj është vërtetë zhgënjyese vendimi im nëse duhet ta lejoja të luante ose jo”, deklaroi ai.
Neto në anën tjetër është i hapur për secilën ofertë pasi dëshiron të bëhet titullar edhe te kombëtarja e Portugalisë, meqenëse janë gjasat e mëdha që të mos ftohet për “Euro 2024”.