Edhe FC Prishtina ankohet në referim - NACIONALE

Edhe FC Prishtina ankohet në referim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Përpos Ballkanit, edhe skuadra e FC Prishtinës gjithashtu ka bërë një ankesë në referim në barazimin e fundit ndaj Fushë Kosovës.

“Bardhëkaltërit” pretendojnë se gjyqtari nuk ua ndali një penallti në minutat e fundit të kohës së rregullt.

Sipas një video të publikuar, lojtari i Fushë Kosovës e preku topin me dorë brenda zonës mirëpo gjyqtari vazhdoi lojën.

“Kur do të ngopeni nga turpi?”, shkruan në mbishkrim skuadra më e trofeshme kosovare.

Ndërkohë, Prishtina mund të thuhet se Evropën mund ta shikojë vetëm përmes Kupës së Kosovës, ku gjenden në gjysmëfinale pasi në Superligë zënë pozitën e pestë.

Kujtojmë, fituesi i Kupës të dërgon direkt në raundin e dytë kualifikues për Ligën e Konferencës.

Lajme të ngjashme