E tmerrshme: Asnjë pjesëtar i FFK-së s’mori pjesë në përurimin e shtatores së Erion Kajtazit - NACIONALE

E tmerrshme: Asnjë pjesëtar i FFK-së s’mori pjesë në përurimin e shtatores së Erion Kajtazit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë një tjetër skandal, duke “harruar” të dërgojë ndonjë anëtarë në përurimin e shtatores së ish futbollistit Erion Kajtazi.

Sot (e diele) u bë përurimi i shtatores së Kajtazit pranë qindra qytetarëve, por këtë herë s’ishte i pranishëm asnjë nga Federata, kështu tha për Gazetën Nacionale vetë presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka.

Zeka tha se i ka dërguar ftesë zyrtare kryetarit Agim Ademi, i cili ka pasur për të dhënë edhe fjalim por ky i fundit e ka njoftuar se është jashtë shtetit, mirëpo pastaj nuk ka ardhur askush nga Federata.

“Asnjë pjesëtar i Federatës nuk ka marrë pjesë. Ne i kemi dërguar ftesë zyrtare kryetarit (Agim Ademi) dhe na ka njoftuar që nuk mund të jetë i pranishëm shkaku që është jashtë shtetit. Ne pastaj kërkuam që të jetë i pranishëm dikush tjetër nga Federata, por që nuk morëm përgjigje”.

“Jemi befasuar. Nëse jo kryetari, ku është nënkryetari, sekretari, apo Komiteti Ekzekutiv? Ata kanë pas më marrë edhe fjalën, që të japin një fjalim të shkurtër pra. Të pranishëm ka qenë ministri Çeku, ministri Peci, deputetë dhe shumë qyetetarë”.

I pyetur nëse kjo situatë ka ardhur si pasojë e raporteve jo të mira mes klubit mitrovicas dhe FFK-së, pasi Trepça ’89 është ndër klubet e pakta që ka “ngritur zërin” ndaj krerëve, Zeka shtoi se edhe nëse kjo është situata, duhet kujtuar se Kajtazi ishte ish futbollist i kombëtares.

“Nuk e di. Edhe nëse problemi i Federatës është me klubin, çfarë faji ka i ndjeri? Ai ka qenë dy herë nën umbrellën e Federatës, fillimisht si lojtar i klubit pasi ne jemi nën umbrellë të Federatës dhe pastaj si lojtar, pasi ka përfaqësuar kombëtaren. Dua ta falënderoj edhe trajnerin Arsim të cilin e ka pasur përzgjedhës te kombëtarja, që ka qenë i pranishëm”.

“Me këtë gjest ata nuk na kanë nënçmuar neve, por vetëm veten e tyre”, shtoi Zeka për Nacionalen.

Lajme të ngjashme