E thonë rregullat e UEFA-s: Girona edhe nëse e siguron, s'mund të luajë në Ligën e Kampionëve
Girona edhe nëse e siguron një vend në Ligën e Kampionëve, ekziston mundësia që të mos luajë në këtë kompeticion shkaku i rregullave të UEFA-s.
Skuadra spanjolle është duke mahnitur këtë sezon, duke qenë e para në La Liga, dy pikë para Real Madridit dhe plot gjashtë nga Barcelona.
Megjithatë, edhe nëse siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve apo edhe të bëjë “mrekullinë” për ta fituar titullin, UEFA nuk do ta lejojë të luajë në Ligën e Kampionëve shkaku që kanë drejtuesit e njëjtë si Manchester City.
Me rregullat momentale, UEFA nuk lejon që dy klube që kanë drejtuesit e njëjtë të marrin pjesë në të njëjtin kompeticion.
Pra Gironas i lejohet të vazhdojë garat në një kompeticion tjetër, shembull Liga e Evropës – gjithnjë nëse rregullat nuk ndryshojnë në muajt në vijim.
Girona këtë edicion ka qenë befasia e sezonit, pasi në 17-të xhirot e para ka arkëtuar plot 44 fitore, duke regjistruar 14 fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje (nga Real Madridi).
Ndër të tjera, Girona edhe triumfoi edhe ndaj Barcelonës me rezultat bindës 2:4.