E refuzoi Kosovën për Shqipërinë, Rexhepi: Ndjenjë e papërshkrueshme që mora ftesë nga “Kuq e Zinjtë” - NACIONALE

E refuzoi Kosovën për Shqipërinë, Rexhepi: Ndjenjë e papërshkrueshme që mora ftesë nga “Kuq e Zinjtë”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Talenti Arlind Rexhepi e ka quajtur si të papërshkrueshme ftesën që mori te Shqipëria, pasi e la Kosovën muaj më parë.

Rexhepi në shtatorin e kaluar ishte larguar nga grupmoshat e reja të Gjermanisë, për t’iu bashkuar Kosovës pasi mori ftesë nga Afrim Tovërlani, ku edhe bëri një paraqitje.

Sidoqoftë, pas atij grumbullimi Rexhepi i refuzoi ftesat e ardhshme të Kosovës U21, duke zgjedhur Shqipërinë në muajin qershor.

Në një intervistë te rubrika “Talenti Shqiptar”, Rexhepi tha se ishte ndjenjë e papërshkrueshme ftesa që mori nga “Kuq e Zinjtë”.

Ishte një ndjenjë e papërshkrueshme për mua të më ftonte Shqipëria. Jam ndjerë shumë mirë gjatë grumbullimit me skuadrën dhe në fushë me shokët. Trajneri, por edhe ekipi më kanë pritur më së miri”.

Jam i gatshëm të jap kontributin tim kudo që dëshiron trajneri, por dëshira ime është që të luaj në krahun e majtë të sulmit ose mesfushës. Aty ndihem më mirë”, deklaroi ai.

S’u lajmërua më te Kosova që pas ndeshjeve të shtatorit

Pas ftesës së Rexhepit te Shqipëria U20, Gazeta Nacionale kishte kontaktuar përzgjedhësin Afrim Tovërlani që kishte thënë haptas se lojtari e ka refuzuar Kosovën.

“Toki” tregoi se Rexhepit i ishin treguar të gjitha indikacionet për t’u pajisur me pasaportë të Kosovës, mirëpo ky i fundit s’ishte lajmëruar fare.

Ka qenë i ftuar edhe në ndeshjet e nëntorit, por s’ka ardhur. Është dashur t’i plotësojë dokumentat që të merr nënshtetësinë e Kosovës, mirëpo s’është lajmëruar”.

Të gjitha indikacionet se çfarë duhet të bëjë që të marrë nënshtetësinë e Kosovës ia kemi treguar, mirëpo nuk ka ardhur. I priftë e mbara (te kombëtarja e Shqipërisë U20”, kishte thënë ai.

Lajme të ngjashme