E premtja fantastike: Favoriti kundër finalistit të 2018-s, Messi kundër Van Gaalit - NACIONALE

E premtja fantastike: Favoriti kundër finalistit të 2018-s, Messi kundër Van Gaalit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nëse dy ndeshjet fantastike të cilat do ta nisin fazën çerekfinale në Kupën e Botës nuk jua ofrojnë atë ndjesinë e së premtes fantastike, atëherë asgjë tjetër nuk do ta bëjë.

Favoriti i turneut kundër finalistit të Botërorit 2018. Lionel Messi kundër Luis van Gaal.

A mund ta ndalë Kroacia karnavalin tmerrues brazilian?

Brazili e shkatërroi Korenë Jugore me një sulm tmerrues në një të tetën e finales, duke treguar pse skuadra e Tites po shihet si favoriti kryesor për ta ngritur lart trofeun më 18 dhjetor.

Edhe vetë Tite e shijoi shfaqjen e lojtarëve të vet, duke iu bashkuar atyre në vallëzim në fushë për ta festuar fitoren 4:1.

Synimi i tyre është të tregojnë lojë edhe më argëtuese sot në orën 16:00.

Kroacia, e cila e humbi finalen kundër Francës në Kupën e Botës 2018 në Rusi, pritet të jetë testi më i vështirë deri tani në këtë Botëror për pesë herë kampionin e botës.

Messi apo Van Gaal?

Për Lionel Messin e Argjentinës dhe për trajnerin e Holandës Luis van Gaal ky pritet të jetë botërori i fundit në karrierë, prandaj ata e kanë shansin e fundit.

Messi, i cili nga shumë njerëz cilësohet si më i miri i të gjitha kohëve, është ende në kërkim të trofeut të parë të Kupës së Botës, i cili është i vetmi që i mungon në karrierë.

Ai duhet ta tejkalojë taktikën mbrojtëse të Van Gaalit për ta mbajtur ëndrrën gjallë.

Dhe kjo mund të jetë hera e fundit që e shohim Van Gaalin në stolin e Holandës në Botëror, po ashtu.

Kudo që jeni, çfarëdo që jeni duke bërë, kjo e premte premton të jetë nga ato ditët që nuk dëshironi t’i humbisni.

Lajme të ngjashme