E pranon Laporta: Jemi duke provuar transferimin e Arda Guler - NACIONALE

E pranon Laporta: Jemi duke provuar transferimin e Arda Guler

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta nuk e ka fshehur faktin se janë duke tentuar të kompletojnë marrëveshjen me Fenerbahcen për talentin Arda Guler.

18-vjeçari është një ndër talentët më të ndritur në botë duke kaluar një edicion të mrekullueshëm ku zhvilloi 35 paraqitje në të gjitha garat.

Mesfushori me tipare ofensive ka fituar vëmendjen e klubeve si Arsenal, Bayern Munich, PSG dhe Real Madrid, por Barcelona ka konfirmuar haptas se po tentojnë transferimin.

Laporta konfirmoi se drejtori i ri sportiv Deco ishte në Turqi për të punuar në këtë marrëveshje.

Deco ishte në Stamboll, ai thotë se Guler është një talent i mirë”.

La Liga na lejon të kryejmë operacione që s’vlejnë për këtë vit. Skoutat tanë po e ndjekin. Jemi duke provuar ta kompletojmë marrëveshjen”, deklaroi ai.

Pavarësisht interesimit të klubeve të mëdha evropiane për talentin, Fenerbahce nuk do të arrijë të fitojë aq shumë para meqenëse ekziston klauzola e lirimit në vlerën e 17.5 milionë eurove.

Plani i katalunasve momentalisht është ta kompletojnë marrëveshjen dhe ta rikthejnë te klubi turk edhe për edicionin 2023/24.

Lajme të ngjashme