Deputetja e LDK-së nga oborri i Kuvendit: VV ta thërrasë sonte vazhdimin e seancës - NACIONALE

Deputetja e LDK-së nga oborri i Kuvendit: VV ta thërrasë sonte vazhdimin e seancës

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, i ka bërë një ftesë publike Lëvizjes Vetëvendosje për të vazhduar seancën konstituive gjatë ditës së sotme.

Nga oborri i Kuvendit të Kosovës, Lushaku-Sadriu tha se deputetët kanë obligim që ta konstituojnë legjislaturën e 11-të dhe të mundësojnë funksionalizimin e institucioneve të vendit brenda afateve kushtetuese.

Ajo kërkoi nga subjekti më i madh parlamentar që të thërrasë vazhdimin e seancës, në mënyrë që Kuvendi të konstituohet brenda afatit të përcaktuar.

“Dola këtu për t’i bërë një ftesë publike subjektit më të madh të Kuvendit të Kosovës për ta thirrur seancën ose vazhdimin e seancës konstituive me qëllim që Kuvendi i Kosovës të konstituohet sonte, brenda afateve kushtetuese. Vërtetë është për keqardhje që sillet institucioni më i lartë legjislativ në vend në një pozitë të tillë ku sfidohet edhe kushtetutshmëria edhe funksionaliteti, pamundësohet puna e deputetëve për çka kemi marrë legjitimitet për të përfaqësuar qytetarët në institucionin më të lartë të Republikës. Prandaj, është e papranueshme që konstituimi i Kuvendit të Kosovës të mos ndodhë sonte. Ne si deputetë të LDK-së jemi këtu dhe po presim ftesën që kurdo që thirret seanca të bëjmë konstituimin e Kuvendit dhe të fillojmë funksionalitetin e institucioneve. Pavarësisht marrëveshjeve politike, është obligimi ynë që t’i japim Kosovës institucione”, tha Lushaku-Sadriu.

Lajme të ngjashme