E papritur, Chelsea përgatit ofertë për Joao Felix
Chelsea ka shprehur interesim për të nënshkruar me sulmuesin Joao Felix gjatë muajit të ardhshëm.
"Blutë" janë ndër skuadrat me më pak gola të shënuara në Premierligë këtë edicion dhe trajneri Graham Potter kërkon përforcime në pjesën e dytë të edicionit në mënyrë që të luftojnë për top katërshe.
Felix është një lojtar që Chelsea është tejet i interesuar dhe janë duke shikuar mundësitë për ta huazuar gjatë afatit dimëror, se paku kështu raporton "The Telegraph".
Në rast që gjithçka shkon sipas planit, Chelsea pastaj do të provojë edhe ta blejë në verë.
Atletico Madrid pagoi 114 milionë funte për shërbimet e Felix në vitin 2019, por nuk do të konsiderojnë ndonjë ofertë për shitjen e 21-vjecarit.
Potter ka bërë prioritet transferimin e një anësori sapo afati dimëror të hapet, një rol që Felix do ta pëlqente pasi shkëlqeu ën Kupën e Botës "Katar 2022" me Portugalinë.
Felix nisi si titullar në katër nga pesë ndeshjet në krahun e majtë, duke shënuar kundër Ganës dhe pastaj regjistroi dy asistime në fitoren 6:1 ndaj Zvicrës.
Portugalia u eliminua befasisht nga Maroku në çerekfinale, por Felix la turneun si një ndër futbollistët me të ardhme të ndritshme.
Në fakt ai e dëshmoi sërish kualitetin, edhe pse këtë edicion nën urdhrat e Diego Simeones nuk është që ka treguar ndonjë gjë.
Felix ka nisur si titullar në vetëm pesë ndeshje në La Liga në edicionin 2022/23 dhe Atletico do ta pranonte largimin e tij në formë huazimi.
Sidoqoftë, nuk është vetëm Chelsea në garë me agjentin e tij që ka diskutuar me Manchester Unitedin dhe Liverpoolin gjithashtu.
