Joao Felix i hapur për huazimin te Arsenal ose Man United - NACIONALE

Joao Felix i hapur për huazimin te Arsenal ose Man United

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Joao Felix do ta pranonte një marrëveshje huazimi nga Atletico Madrid gjatë afatit dimëror te Arsenal ose Manchester United.

Portugezi dëshiron të largohet nga klubi madrilen muajin e ardhshëm pasi nuk po gjen minutazhë nën urdhrat e Diego Simeone. 23-vjeçari kushtoi 126 milionë euro kur iu bashkua nga Benfica në vitin 2019, por ka dështuar të adaptohet në stilin dhe filozofinë e trajnerit.

Atletico Madrid tani është i hapur të pranojë edhe disa humbje në mënyrë që ta shesë për 100 milionë euro.

Sidoqoftë, asnjë klub nuk është i interesuar për të investuar kaq shumë në janar, prandaj Atletico do ta pranonte huazimin pa obligim blerje, duke kërkuar një vlerë prej 8 milionë euro për huazim dhe që t'i paguhen pagat e futbollistit në 100 për qind.

"AS" raporton se Felix është i hapur që të largohet muajin e ardhshëm, por nuk hedhet poshtë mundësia që të vazhdojë te Atletico edhe pas verës në rast që Diego Simeone largohet.

Raporti shton se nëse tekniku argjentinas qëndron në "Wanda Metripolitano", portugezi do të largohet përfundimisht.

Man United dhe Arsenal mbesin klubet më të mira për nënshkrimin me ish yllin e Benficas dhe sulmuesi do të pranonte secilën ofertë.

Trajneri Erik ten Hag kërkon një sulmues pas largimit të Cristiano Ronaldos. Sidoqoftë, klubi anglez ka interesim për yllin e PSV-së, Cody Gakpo, që vlerësohet rreth 50 milionë euro.

Kurse, Arsenal është në kërkim të një sulmuesi pas lëndimit të Gabriel Jesus, cili do të jetë jashtë fushës deri në mars pas operimit.

Trajneri Mikel Arteta ka pranuar është humbje e madhe: "Është goditje për ne, shihet".

"Ai është lojtar i rëndësishëm, ka sjellë diçka ndryshe te skuadra dhe e pamundur ta zëvendësojmë. Por, kemi lojtarë të tjerë, alternativë tjetër. Afati i janarit është tjetër opsion", deklaroi ai.

Lajme të ngjashme