E papritur, Chelsea bën ofertë për Antonio Conten - NACIONALE

E papritur, Chelsea bën ofertë për Antonio Conten

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea thuhet se i ka dërguar një ofertë luksoze trajnerit Antonio Conte, me shpresën që ta bindin para dy klubeve italiane AC Milan dhe Napoli.

“Blutë” po kalojnë sezonin e dytë të vështirë në Premierligë, duke qenë në mesin e tabelës dhe me vetëm pesë xhiro të mbetura, gjasat janë minimale që të sigurojnë një vend në Evropë.

Chelsea duket se ka vendosur për ta shkarkuar trajnerin Mauricio Pochettino, ndërsa po shikojnë disa alternativa, përfshirë Thiago Mottan që ka bërë punë të shkëlqyer te Bologna.

Megjithatë, “La Repubblica” raporton se Chelsea është seriozisht e interesuar për të rikthyer Conten në Londër për një periudhë të dytë dhe kanë pasur kontakte të ngushta këto ditët e fundit, duke i bërë edhe një ofertë luksoze.

Milani dhe Napoli gjithashtu e duan teknikun italian, mirëpo ende s’kanë arritur që ta bindin shkaku se nuk po i pëlqen projekti.

Conte dëshiron të merr një skuadër në verë që të garojë për titull ose Ligën e Kampionëve, ngase është lodhur këto vitet e fundit duke drejtuar klube që synojnë vetëm pjesëmarrjen në kompeticionin më të rëndësishëm në botë.

Përndryshe, Conte për herë të fundit drejtoi Tottenhamin, por s’arriti ta thyente ‘mallkimin’ për të fituar trofe, njësoi siç ka dështuar Jose Mourinho, Pochettino e shumë të tjerë.

Lajme të ngjashme