E papritur, Arne Slot favorit për të drejtuar Liverpoolin
Liverpool është i interesuar për të punësuar trajnerin e Feyenoordit Arne Slot si zëvendësuesi i Jurgen Kloppit.
Tekniku gjerman do të largohet në fundin e sezonit 2023/24, ndërsa Slot tani është një ndër kandidat më seriozë për të pasuar Kloppin.
Holandezi drejtoi Feyenoordin deri në finalen e Ligës së Konferencës në sezonin debutues 2021/22, ndërsa fitoi titullin e kampionit vitin e kaluar, si dhe Kupën KNVB të dielën me rezultat 1:0 ndaj Nijmegen.
“Reds” e vlerësojnë lartë futbollin e guximshëm dhe mjaftë sulmues që Slot kërkon nga lojtarët, prandaj edhe Tottenham ishte i interesuar për ta marrë para se të emëronte Ange Postecoglou.
Bayern Munich mbetet kandidat tjetër për Slot, ndërsa dy klubet si Barcelona dhe Milan nuk janë në gjendje të paguajnë 10 milionë euro kompensim që kërkon Feyenoordi për ta lejuar të largohet.
Liverpool mbetet vetëm në proces duke qenë se Slot s’është kandidati i vetëm që po e shqyrtojnë.
Gjiganti anglez ka diskutuar edhe me trajnerin e Sportingut Ruben Amorim, mirëpo 39-vjeçari asnjëherë s’është vlerësuar si top “shënjestër” prandaj edhe negociatat nuk po avancojnë në gjendjen aktuale.
Emër tjetër është trajneri i Lilles Paulo Fonseca, mirëpo ky i fundit pëlqehet edhe nga West Ham United, që duan t’i japin një tjetër shans pasi dështoi në intervistë në vitin 2018.