“E pabesueshme për ne dhe qytetin tonë” – trajneri i Napolit flet në prag të shpalljes kampion në Serie A
Napoli është shumë afër të shpallet kampion në Serie A për herë të parë pas 33 vitesh dhe trajneri Luciano Spalletti thotë se suksesi i tyre këtë sezon është ‘i pabesueshëm’ për ekipin dhe qytetin.
Napoli do të fitojë ‘Scudetton’ të dielën nëse mposht Salernitanën me kushtin që Lazio humb pikë kundër Interit më herët gjatë ditës. Triumfi në Serie A do të jetë i pari i tyre që kur Diego Maradona i ndihmoi ata në kulmin e futbollit italian në vitin 1990 dhe Spalletti është i vetëdijshëm se çfarë do të thotë për qytetin e Napolit.

"Ajo që kemi përpara është diçka e pabesueshme për ne dhe për qytetin tonë," tha trajneri italian në një konferencë për shtyp. “Ka qenë një kohë e gjatë që ne kemi dashur t'i përjetojmë këto net dhe duhet ta trajtojmë atë në të njëjtën mënyrë si gjithmonë, duke qenë të qartë se çfarë duhet të bëjmë në fushë dhe në përgatitjen për të arritur deri te fitorja nesër.

Tifozët e Napolit po përgatiten për festimet për titullin kampion. Ata kanë krijuar tashmë një varrezë për kundërshtarët e Serisë A-së me arkivole të mbuluar me shalle të Juventusit, AC Milanit, Interit dhe Torinos.

Napoli do të presë Salernitanën në Stadio Diego Armando Maradona të dielën.
