"Nuk do ta hapim shampanjën ende” – Napoli buzë titullit historik - NACIONALE

"Nuk do ta hapim shampanjën ende” – Napoli buzë titullit historik

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti, ka thënë se ende nuk është koha për të festuar, pavarësisht se skuadra e tij e mundi 1:0 Juventusin dhe është vetëm një fitore larg titullit në Serie A.

Giacomo Raspadori shënoi gol në kohën shtesë për t’i ndihmuar Napolit të fitojë në Allianz Stadium dhe ta rrisë në 17 pikë epërsinë në krye të tabelës, pak ditë pasi u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Milani.

Nëse Napoli e mund rivalin rajonal Salernitana të shtunën dhe Lazio dështon të fitojë kundër Interit një ditë më vonë, atëherë skuadra e Spallettit do të shpallet kampione për herë të parë që prej vitit 1990.

Ne duhet të presim para se ta hapim ndonjë shishe, sepse ende e kemi një rrugë të vogël për ta kaluar”, tha Spalletti.

Ata luajtën shumë mirë dhe nuk ishte e lehtë ta bënin kaq shpejt pas eliminimit nga Liga e Kampionëve. Nuk mendoj se do të mundë të kishim bërë më shumë sonte”, nënvizoi ai.

Përjashtoi një dështim të paimagjinueshëm në shtatë ndeshjet e mbetura, Napoli do ta fitojë ligën, që do të jetë kurorëzimi me lavdi i karrierës së Spallettit, trajnerit që ka përparuar nga ligat e ulëta të futbollit si futbollist e deri në krye të futbollit italian.

Titulli në Serie A do të ishte i pari për të në ligë qëkur i fitoi dy në Rusi me Zenit Saint-Petersburg më 2010 dhe 2012, dhe i pari në një ligë të madhe që nga triumfi në Kupën e Italisë me Romën më 2008.

Natyrisht se është shumë mirë të jesh këtu”, tha 64-vjeçari.

Ka qenë një rrugë e vështirë këtu për mua sesa për të tjerët që filluan nga niveli më i lartë, ata që gëzuan respekt për shkak të karrierave si futbollistë dhe kishin mundësi ta udhëhiqnin një ekip të madh qysh nga fillimi”, shtoi ai./Nacionale/

Lajme të ngjashme