E pabesueshme: Mbappe i humb dy penallti rend, pastaj e huq portën nga 5 metra (VIDEO) - NACIONALE

E pabesueshme: Mbappe i humb dy penallti rend, pastaj e huq portën nga 5 metra (VIDEO)

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kylian Mbappe ka dështuar dy herë të shënojë nga pika e bardhë brenda pak sekondave. Kjo ishte një huqje e rëndë e tij kundër Montpellier.

Ylli i kombëtares franceze, Kylian Mbappe, bëri një huqje enorme në minutën e 10-të. Ai mori përsipër ekzekutimin e penalltisë, por dështoi dy herë.

Fillimisht goiditi shtyllën e djathtë, e më pas dështoi nga pesë metra që të shënonte gol me topin e kthyer. Goditja e tij e fundit përfundoi mbi rrjetë.

Deri në këtë fazë të kampionatit, Kylian Mbappe ka shënuar numrin më të madh të golave për ekipin e tij. Ai ka shënuar trembëdhjetë (13) gola. Pasojnë Neymar me dymbëdhjetë (12) dhe Messi me tetë (8).

PSG javëve të fundit nuk po kalon në formë të mirë. Skuadra franceze ka lëshuar pikë ndaj rivalëve që në letër ishin të lehtë për t’u mundur.

Në tre prej katër paraqitjeve të fundit në Ligue 1 ka dështuar që të arkëtojë fitore. Fillimisht është mposhtur 3:1 kundër Lens më 1 janar. Pas dy javësh është mposhtur po ashtu kundër Rennes 1:0, ndërsa në fundjavën që lëmë pas, në terrenin e vet barazoi 1:1 kundër Reims të Arbër Zenelit.

Një brishtësi e tillë në formë ka ndikuar që të rihapet edhe gara për titull. Të paktën teorikisht, pasi dihet që PSG është favorit absolut për të triumfuar në kompeticionin në fjalë.

Parisienët momentalisht renditën në pozitën e parë me 48 pikë, të pasuar ngaLens që zënë vendin e dytë me 28 pikë të mbledhura.

Lajme të ngjashme