E kryer, Marsielle dhe Man Utd arrijnë marrëveshje për Mason Greenwood
Marseille ka arritur marrëveshje me Manchester Unitedin për të nënshkruar me sulmuesin Mason Greenwood, edhe pse anglezi ende nuk ka dhënë dritën jeshile, raporton “The Athletic”.
Sipas raportit, skuadra franceze që punësoi Roberto de Zerbin do të paguajë 31.6 milionë euro, 27.6 milionë euro fikse si dhe 4 milionë euro bonuse, ndërsa do të kenë një përqindje të madhe edhe në shitjen e radhës.
Greenwood është rikthyer në stërvitje te Unitedi për të diskutuar me bordin e gjigantit anglez për ta ndihmuar që të largohet nga “Old Trafford”.
Me paraqitjet e bëra te Getafe, ku shënoi 10 gola në 36 paraqitje – Greenwood arriti të fitojë vëmendjen e disa klubeve evropiane.
Benfica, Borussia Dortmund, Juventus dhe Napoli e kanë shikuar që disa muaj sulmuesin, megjithatë Marseille tani është favoriti sidomos meqenëse ka kompletuar marrëveshjen direkte me Unitedin.
🚨 EXCL: Marseille reach agreement with Manchester United to sign Mason Greenwood. Proposed deal remains subject to 22yo forward’s approval: not yet in place. Price €31.6m (€27.6m fixed, €4m add-ons) + large share of future sale @TheAthleticFC #OM #MUFC https://t.co/QOIJRyUcZL
— David Ornstein (@David_Ornstein) July 9, 2024
22-vjeçari deri më tani nuk ka dhënë përgjigjen definitive për kalimin në Francë, andaj mbetet të shihet nëse do të jep dritën jeshile.
Përndryshe, Greenwood ishte pjesë e Man Unitedit që nga viti 2019, duke shënuar 35 gola në 129 paraqitje mirëpo nuk ka luajtur për skuadrën angleze që kur u arrestua në janarin e vitit 2022.