E kryer, Liverpool kompleton marrëveshjen për Szoboszlai
Liverpool ka kompletuar marrëveshjen me RB Leipzigun për mesfushorin me tipare ofensive Dominik Szoboszlai.
Pasi nënshkruan me MacAllister, “Reds” kanë nënshkruar edhe me mesfushorin e dytë duke e kompletuar transferimin e hungarezit.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se Liverpool ka njoftuar RB Leipzigun se do ta aktivizojnë klauzolën e lirimit në vlerën e 70 milionë eurove.
“Dominik Szoboszlai te Liverpool, e kryer. RB Leipzig tani është informuar se Liverpool e ka aktivizuar klauzolën e lirimit”.
“70 milionë euro, marrëveshje e kryer. Do të nënshkruhet shumë shpejtë. Marrëveshja personale është arritur, Szobo i gatshëm për testet mjekësore”, shkroi ai.
BREAKING: Dominik Szoboszlai to Liverpool, here we go! Understand RB Leipzig are now informed that Liverpool have triggered the release clause. 🚨🔴🇭🇺 #LFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 30, 2023
€70m deal done, to be signed soon.
Personal terms agreed, Szobo’s ready for medical tests soon.
Huge signing for #LFC. pic.twitter.com/FjLLyGq68a
Liverpool ditët më parë arriti marrëveshje me hungarezin, i cili ishte i hapur për kalimin në “Anfield”.
Ky do të jetë nënshkrimi i dytë i gjigantit anglez pas MacAllister, mirëpo pritet të jenë ende aktiv në afatin kalimtar veror.
Trajneri Jurgen Klopp e ka pranuar muaj më parë se do të ketë rindërtime në ekip në mënyrë që të garojnë sërish për tituj.
Liverpool edicionin e kaluar mbeti jashtë Ligës së Kampionëve, duke e mbyllur si pozitë e pestë ndërsa as nuk arriti të fitojë trofe.