E kryer, Kalvin Phillips kalon te West Hami - NACIONALE

E kryer, Kalvin Phillips kalon te West Hami

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Manchester Cityt Kalvin Phillips e ka kompletuar huazimin te West Ham.

“Çekanët” janë përforucar me shërbimet e yllit anglez, që s’ishte pjesë e planeve të Pep Guardiolas.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se gjithçka tani është mbyllur mes tre palëve (dy klubeve dhe lojtarin).

“Kalvin Phillips te West Ham, e kryer! Marrëveshja e huazimit është kompletuar mes Man Cityt dhe gjithashtu në anën e lojtarit. Një më shumë nga Tim Steidten”.

“Gjithashtu do të përfshihet një klauzolë blerje në qershor nga West Ham. Testet mjekësore janë caktuar për të mërkurën”, shkruan ndër të tjera Romano.

Phillips ishte i lidhur me disa klube të mëdha evropiane si Juventus, Barcelona dhe Atletico Madrid por asnjëra prej tyre nuk bëri ndonjë lëvizje konkrete andaj iu bashkua West Hamit.

Skuadra angleze po kalon një formë të mirë dhe do të tentojë të bëjë befasinë për të siguruar një vend në garat evropiane.

Lajme të ngjashme