E kryer, Hector Bellerin i bashkohet Barcelonës - NACIONALE

E kryer, Hector Bellerin i bashkohet Barcelonës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Hector Bellerin ka kompletuar kalimin te skuadra spanjolle, Barcelona.

Gazetari i njohur italian Fabrizio Romano raporton se tashmë gjithçka është e kompletuar, me Bellerin që do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare, edhe pse u raportua që do të nënshkruajë për tre vite.

Në fakt sipas Romanos nuk ka ndonjë opsion që Bellerin të nënshkruajë më gjatë, që nënkupton se vitin 2023 do të jetë agjent i lirë.

Në anën tjetër, Bellerin i bashkohet si agjent i lirë pasi ndërpreu kontratën me Arsenalin që do të zyrtarizohet gjatë orëve në vijim.

Në aspektin e pagës, spanjolli do të fitojë 3.5 milionë euro për një vit.

Lajme të ngjashme