E kryer: Chelsea e huazon Armando Brojën te Fulhami
Sot gjatë ditës u njoftua se Chelsea është e hapur tashmë për shitjen e yllit shqiptar, Armando Broja. Vetëm disa orë më pas, të kaltrit kanë arritur marrëveshje për ta dërguar në huazim te rivali londinez, Fulham.
Plani që nga fillimi i skuadrës së Maurcio Pochettinos ishte shitja definitive e tij ose edhe huazim me obligim blerje, mirëpo për shkak që londinezët e vlerësojnë lartë kartonin e tij, një marrëveshje e tillë ka qenë pothuajse e pamundur për skuadrat e interesuara.
Kur po afrohemi orëve të fundit të afatit kalimtar dimëror, me Chelsean që ndryshoi mendje, Broja do të kalojë në formë huazimi të thjeshtë te Fulhami në vlerë prej afër pesë milionë eurove dhe qëndrimi i tij do të zgjasë më pak se gjashtë muaj.
Chelsea ditë më parë kishte refuzuar një ofertë nga Wolves, ndërsa Fulhami mbeti skuadra favorite, e interesuar për sulmuesin shqiptar që një kohë të gjatë.
Ylli 22-vjeçar nuk është në planet e Pochettinos dhe kjo u konfirmua edhe kur u la në stol për 90 minuta në përballjen e Chelseat ndaj Liverpoolit, me këta të fundit që fituan 4:1.
Broja po vuan ta rigjejë formën e tij më të mirë, pasi qëndroi për shumë muaj jashtë fushës së gjelbër kur këputi ligamentin kryqëzor në dhjetor 2022. Që nga rikthimi i tij, ai ka shënua vetëm dy gola, ndërsa ka asistuar në një rast tjetër.
Për arritjen e marrëveshjes ka njoftuar eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
🚨⚪️⚫️ Armando Broja to Fulham, here we go! Agreement reached on loan until the end of the season for £4m fee to Chelsea.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 1, 2024
Broja will complete medical tests tonight in order to sign later.@TurkishAirlines ✈️ pic.twitter.com/9c0tXw4u7O