E kryer, Chelsea dhe Barcelona arrin marrëveshje për Aubameyang
Chelsea dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje të plotë në princip për qendërsulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang.
Sulmuesi nga Gaboni do t'i bashkohet "Bluve" të Londrës pasi u arrit marrëveshja e plotë.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se Aubameyang do të udhëtojë në Londër gjatë orëve të ardhshme që të mbyll marrëveshjen.
Në këtë marrëveshje gjithashtu është i përfshirë edhe Marcos Alonso, që do t'i bashkohet klubi blaugranas.
🚨 Chelsea and Barcelona have now reached an agreement in principle for Pierre Aubameyang! €14m fee plus Marcos Alonso to Barça included — now finalizing details. 🔵 #CFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 1, 2022
Aubameyang is expected to fly to London in the upcoming hours, once details are resolved. pic.twitter.com/ehCYYpfcgF
Ndërkohë, tani raportohet se Chelsea është duke negociuar me Barcelonën edhe për shërbimet e Memphis Depay.
Orët e ardhshme janë vendimtare, me holandezin që është i hapur për largimin nga “Camp Nou”, e që kishte pranuar edhe kalimin te Juventus, por skuadra italiane e refuzoi në fund.