E kryer, Chelsea arrin marrëveshje me Man Cityn për Cole Palmer
Chelsea ka kompletuar marrëveshjen me Manchester Cityn për mesfushorin e talentuar Cole Palmer.
Anglezi do t’i bashkohet “Bluve” në ditët në vijim në një marrëveshje 40 milionë plus 5 milionë funte bonuse.
Gazetari italian Fabrizio Romano raporton se dy klubet tani janë dakorduar, ku ka mbetur vetëm që të bëhen testet mjekësore dhe pastaj të nënshkruhet kontrata.
“Cole Palmer te Chelsea, e kryer. Marrëveshje në parim u arrit me Manchester Cityn në një marrëveshje 40 milionë funte plus 5 milionë funte bonuse”.
“Marrëveshja u arrit lehtë ndërmjet klubeve pasi Palmer dha dritën e gjelbër”, shkroi ai.
Cole Palmer to Chelsea, here we go! Agreement in principle reached with Manchester City on £40m deal plus £5m add-ons 🚨🔵 #CFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 30, 2023
Exclusive news revealed earlier today then quick resolution between clubs and green light from Palmer.
Medical tests to be booked soon. pic.twitter.com/7SvIqgYyKL
Kjo padyshim ishte një goditje befasuese e Chelseas, meqenëse Palmer dukej se ishte në planet e Guardiolas.
Anglezi që erdhi nga akademia e klubit të Man Cityt ishte vendimtar në fitoren ndaj Sevillas në Superkupën e Evropës, derisa zhvilloi disa minuta edhe ndaj Burnley në Premierligë.
Kësisoj, Man City tani lehtësisht mund ta kompletojë edhe blerjen e yllit të Wolvesit Matheus Nunes në një marrëveshje 60 milionë funtesh.
Me këtë blerje, tani Chelsea ka kaluar shifrën e 1 miliardë eurove të shpenzuara që kur Todd Boehly mori drejtimin e klubit.
Këtë sezon nën urdhrat e Pochettinos, “Blutë” kanë arritur një fitore, një humbje dhe një barazim.