E kryer: Arnautovic kthehet te Interi
Sipas raportimeve, Interi ka arritur marrëveshje për 10 milionë euro me Bolognan për sulmuesin Marko Arnautovic, me zikaltrit që shqyrtuan shumë mundësi e dështuan në disa raste.
Sky Sport Italia raporton se këtë pasdite të dy klubet kanë shtrënguar duart për marrëveshjen dhe Arnautovic do të jetë në Milano ose këtë mbrëmje ose nesër në mëngjes për të kryer testet mjekësore.

Pakoja prej 10 milionë euro besohet të jetë të paktën 8 milionë euro e garantuar, plus bonuse të lidhura me paraqitjet e 34-vjeçarit austriak.
Paga e tij besohet të jetë me vlerë 2 milionë euro në sezon, duke përfshirë bonuset, të parashikuara për dy vite.
Kjo ka ngjallur nervozizëm te shumë nga tifozët e Interit, veçanërisht pas një vere që kaloi në ndjekje të objektivave, me lojtarë shumë më të rinj në moshë.
Sipas Calciomercato.com, ky transferim është pjesë e një strategjie më të gjerë që gjithashtu u detyrua të ndryshohej tani që sezoni fillon brenda disa ditësh.
#Inter, cosa c'è dietro il colpo #Arnautovic: la strategia per #Correa e il 'tesoretto' per la difesa https://t.co/ymR2ne7e1i pic.twitter.com/2EyWPlpeta
— calciomercato.com (@cmdotcom) August 14, 2023
Medhi Taremi do të kushtonte afër 30 milionë euro nga FC Porto dhe Arsenali donte 50 milionë euro për Folarin Balogun, kështu që Arnautovic mbetet një alternativë relativisht e lirë, edhe për moshën e tij.
Gjithashtu mund të mos jetë fundi i afatit kalimtar, sepse Correa mbetet në treg pasi fillimisht refuzoi ofertat nga Liga Pro Saudite.
Shitja e tij do t'i mundësonte Interit të lërë mënjanë 10-15 milionë euro shtesë për të investuar në një mbrojtës, si Merih Demiral i Atalantas, Japhet Tanganga i Tottenham Hotspur dhe lojtari i Arsenalit Takehiro Tomiyasu.
Duke pasur parasysh se Demiral nuk është pjesë e planeve të Atalantas, një hua me opsion për blerje mund të jetë e mundur në fund të verës.

Kujtojmë se Marko Arnautovic ishte pjesë e Interit për një sezon, 2009/10, që ishte viti më i suksesshëm i Interit, me sulmuesin që bëri tri paraqitje për zikaltrit, atëkohë 21-vjeçar.