E kryer, AC Milan arrin marrëveshje me AZ për talentin Reijnders
AC Milan ka arritur marrëveshje me klubin holandez AZ Alkmaar për transferimin e mesfushorit Tijjani Reijnders.
Gazetari Fabrizio Romano shkruan se diskutimet mes dy klubeve kanë qenë tejet pozitive dhe që një marrëveshje në princip tani është arritur,
Skuadra italiane do të paguajë AZ-në 20 milionë euro plus bonuset për 24-vjeçarin.
Përpos kësaj, Reijnders gjithashtu ka marrëveshje me Milanin pasi do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare, që do ta mbajë në “San Siro” së paku deri në vitin 2027, ku do të fitojë rreth 1.7 milionë euro për vit.
“Calciomercato” ndërkohë raporton se holandezi do të udhëtojë për në Milano të hënën në mëngjes që t’i kryejë testet mjekësore para se ta nënshkruajë zyrtarisht kontratën..
Tijjani Reijnders to AC Milan, here we go! Verbal agreement in place with AZ after €20m plus add-ons bid sent earlier this week. 🚨🔴⚫️ #ACMilan
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 15, 2023
Deal in place, player only wanted Milan — understand medical tests have been scheduled at beginning of next week.
Done, sealed. ✔️ pic.twitter.com/73IQPcqkex
Kësisoj, për Milanin kjo është prurja e tretë këtë verë pasi kanë zyrtarizuar dyshen Christian Pulisic dhe Ruben Loftus-Cheek nga Chelsea.
Mirëpo, skuadra e Stefano Piolit nuk do të ndalet më kaq pasi e synon edhe një sulmues, me shumë emra të njohur si Danjuma, Traore dhe Morata që gjenden në listë.
Milani është në bisedime më të tre lojtarët e lartpërmendur, mirëpo deri më tani nuk ka asnjë marrëveshje në princip.
Kujtojmë, gjiganti italian kishte marrëveshje për Marcus Thuram por që në fund francezi iu bashkua rivalit lokal, Inter.