Kosova pret sot Armeninë në Fadil Vokrri - NACIONALE

Kosova pret sot Armeninë në Fadil Vokrri

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Kombëtarja e Kosovës sot do ta zhvillojë ndeshjen e parë që nga përfundimi i Ligës së Kombeve dhe të parën e muajit nëntor, ku përball do ta ketë Armeninë, ndeshje kjo që zhvillohet në stadiumin e kryeqytetit ‘Fadil Vokrri’.

Dardanët për këtë muaj kanë siguruar dy miqësore, njëra që zhvillohet sot me fillim nga ora 18:00 me armenët dhe tjetra menjëherë pas tre ditësh sërish në Prishtinë kundër Ishujve Faroe, një ditë para se të fillojë Kampionati Botëror Katar 2022.

Ndeshjet e muajit nëntor për Kosovën vijnë si të fundit për këtë vit kalendarik, teksa në vitin 2023 synon një nisje të mirë në ciklin eliminator për Kampionatin Evropian 2024.

Kundërshtari i Kosovës, Armenia

Kosova do të përballet për herë të parë me Armeninë në një ndeshje futbolli, pasi më parë nuk janë takuar asnjëherë.

Armenët nuk është se kanë ndonjë renditje shumë më të mirë se Kombëtarja jonë, pasi gjendet e 93 krahas Kosovës që është e 107-ta, pra 10 pozita më lartë.

Ndërsa sa i përket pozitës më të mirë ndonjëherë ata qëndrojnë diç më mirë, pasi në vitin 2014 u radhitën në pozitën e 30-të, kurse për Kosovën kjo aktualja është renditja më e mirë e arritur ndonjëherë, por që më pastaj pati dy kampanja eliminatore të dështuara.

Skuadra që presim në Fadil Vokrri nuk ka kaluar nëpër një fazë të mirë kohët e fundit, duke humbur në pesë ndeshjet e fundit që ka çuar në shkarkimin e trajnerit spanjoll Joaquin Caparros, që ishte në krye të armenëve për dy vite.

Për këtë ndeshje Armeninë do ta udhëheqë legjenda e këtij shteti, ish-portieri i Kombëtares A, Roman Berezovsky, që mbrojti ngjyrat e kombëtares së tij për 20 vite me radhë dhe u paraqit për disa skuadra të mëdha ruse.

Synimet e trajnerëve nga kjo ndeshje

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, theksoi se këto dy ndeshje do të shërbejnë për lojtarët e rinj, që ata të tregojnë vlerat e tyre.

“Do të luajnë të gjithë, do të mundohemi t’i fusim të gjithë në lojë për t’i treguar vlerat e tyre, për ta parë formën e tyre. Me rëndësi për një lojtar është t’i tregojë vlerat e veta në fushën e lojës. Janë kryesisht të rinj por kemi edhe lojtarë më përvojë. Ishte paraparë të thirreshin edhe disa lojtarë të tjerë me përvojë. Ç’është e vërteta lista e parë dhe lista finale ka ndryshime, sepse disa lojtarë na njoftuan se nuk mund të vinin për arsyeje të ndryshme.”

Trajneri francez kësaj radhe ka vendosur që të ftojë më shumë nga liga vendore, dhe për të përvoja në këto dy ndeshja nuk ka rëndësi, pasi që qëllimi është që lojtarët e ftuar ta tregojnë vetën për një të ardhme të afërt.

“Për mendimin tim këto dy lojë përvoja nuk është me rëndësi. Kjo është një mundësi për lojtarët e rinj ta tregojnë veten dhe ta zhvillojnë veten dhe pse jo, të jenë pjesë e kombëtares në të ardhmen.”

Edhe trajneri i përkohshëm armen, Berezovsky, thotë se qëllimi kryesor është të shikojë lojtarët e rinj, por që do të tentojnë të shfaqin potencialin e tyre për një rezultat të mirë.

Roman Berezovsky appointed head coach of FC Pyunik - Panorama | Armenian news

“Qëllimi kryesor i joni në këtë ndeshje është të shohim lojtarët tanë të rinj në fushë për aq minuta sa do kenë në dispozicion. Kosova ka gjithashtu disa lojtarë të rinj. Nuk ndeshjet e kombëtares nuk ka miqësore, ne do të tentojmë ta shfaqim potencialin tonë duke marrë rezultat të mirë.”

Lajme të ngjashme