E konfirmuar: Katër zyrtarë policorë u lënduan gjatë ndeshjes Prishtina – Trepça - NACIONALE

E konfirmuar: Katër zyrtarë policorë u lënduan gjatë ndeshjes Prishtina – Trepça

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Katër zyrtarë policorë kanë mbetur të lënduar gjatë ndeshjes finale ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës, këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Gazetën Nacionale.

Prishtina fitoi finalen kundër Trepçës, sidoqoftë ndodhën prapa disa skena të tmerrshme, ku tifozët hidhnin mjete piroteknike në fushë, ndjekur nga përleshja mes vete.

Si pasojë e përleshjes mes “Torcidave” dhe “Plisave”, ku “janë gjuajtur mes vete me mjete të forta”, kanë mbetur të lënduar katër zyrtarë policor.

“Sot rreth orës 18:00, në Pallatin e Rinisë, gjatë një ndeshje basketbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët duke dëmtuar sallën, janë gjuajtur mes vete me mjete të forta, me ç'rast kanë lënduar 4 zyrtarë policorë, të cilët ishin në detyrë, të angazhuar për menaxhimin e situatës.

Ahmeti gjithashtu konfirmoi se nuk është raportuar për tifozë të lënduar, derisa kanë nisur hetimet për arrestimin e personave.

“Nga ana e tifozëve, deri tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar”.

“Pas vënies nën kontroll të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për identifikimin dhe arrestimin e peronave të dyshuar për veprat Sulm ndaj personit zyrtar dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, tha Ahmeti.

Lajme të ngjashme