E konfirmon Xavi: Dua që Roberto të rinovojë kontratën
Barcelona ka nisur përpjekjet për të rinovuar kontratën me mbrojtësin Sergi Roberto.
Spanjollit i skadon kontrata në verë, ndërsa edhe pse ka zhvilluar shumë pak minuta gjithmonë katalunasit ia kanë rinovuar kontratën.
Të njëjtën situatë është duke tentuar Barcelona ta bëjë sërish, me Xavin që ka konfirmuar që duan ta shohin Roberton edhe sezonin tjetër.
“E dua Sergi Roberton për të qëndruar këtu dhe të nënshkroi kontratë të re, varet nga ai tani”.
“Klubi dhe lojtari janë në dijeni të planit për të mbajtur Sergin, ai gjithmonë ka qenë lojtar kyç për mua”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Roberto momentalisht preferon largimin dhe kalimin në MLS ose Arabinë Saudite – ku do të ketë minutat e garantuar.
Përndryshe, spanjolli ka qenë i lidhur me largimin nga Barcelona edhe verën e kaluar por në fund i dështoi kalimi në kampionatin italian.
Barcelona është duke tentuar të mbajë sa më shumë lojtarët shkaku që nuk mund të investojë aq shumë për t’i zëvendësuar në verë, shkaku i situatës të dobët financiare.