E konfirmon trajneri: Ivan Toney largohet në verë nga Brentfordi - NACIONALE

E konfirmon trajneri: Ivan Toney largohet në verë nga Brentfordi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Brentfordit Thomas Frank ka pranuar se sulmuesi Ivan Toney më shumë gjasë do të shitet këtë verë.

Anglezi u rikthye pas tetë muajve jashtë fushës shkaku që kishte luajtur bastore, ndërsa tashmë ka shënuar dy gola në tre paraqitje.

27-vjeçari ishte vetëm një nga tre lojtarët që ka thyer “barrierën” prej 20 golave në Premierligë sezonin e kaluar, duke qenë vetëm pas Harry Kane (30) dhe Erling Haaland (36).

Në një intervistë për mediat holandez, Frank ka konfirmuar se ylli i skuadrës do të largohet për ndonjë skuadër më të madhe.

“Është paksa e qartë se Ivan Toney do të shitet në verë. Mund të jetë shtrenjtë për të shitur lojtarin më të mirë, por në anën tjetër, e di që pas kësaj vere do të ketë vetëm edhe një vit të mbetur në kontratë”.

“E dimë sa vlen. Nuk mendoj se ka shumë sulmues në botë më të mirë se ai momentalisht”.

“Është sulmues i mirë që është në formën më të mirë të karrierë. Personalisht, si trajner do të doja ta mbaja Toney, por një ditë mund të ishte bukur ta shihnim në një top skuadër”.

Arsenal dhe Chelsea gjithashtu kanë shprehur interesim për shërbimet e Toney, pasi po vuajnë për një qendërsulmues.

Lajme të ngjashme