E konfirmon Ten Hag, Sergio Reguilon synon të rikthehet ndaj Copenhages - NACIONALE

E konfirmon Ten Hag, Sergio Reguilon synon të rikthehet ndaj Copenhages

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Sergio Reguilon mund të rikthehet për Manchester Unitedin ndaj Copenhages në Ligën e Kampionëve pasi është shëruar nga sëmundja që kishte.

Reguilon nuk luajti një muaj pasi pësoi një lëndim në kofshë në fitoren e Premierligës kundër Burnley në shtator.

Ai u rikthye javën e kaluar në stërvitje, por pastaj ishte i sëmurë dhe mungoi edhe ndaj Sheffield Unitedit të shtunën mbrëma.

Sidoqoftë, Ten Hag në konferencë për shtyp konfirmoi se spanjolli është duke shtyrë që të jetë gati për përballjen kundër Copenhages në “Old Trafford”.

“Po shpresoj. E thashë të premten e kaluar që Sergio ishte i sëmurë të shtunën, por ishte në formë sepse stërviti tërë javën”.

“Dje ishte me ne, u kthye në stërvitje dhe tani duhet të shohim nëse është gati dhe në formë që të përfshihet në skuadër. Duhet të presim. Duhet të shohim nëse është mjaftueshëm mirë për të qenë pjesë e skuadrës për nesër”.

Një rikthim i spanjollit padyshim do të jetë ndihmë për Ten Hagun, pasi u detyrua të luante me Dalot, Evans, Maguire dhe Lindelof në mbrojtje në ndeshjen e fundit pasi Varane, Martinez, Wan-Bissaka, Shaw dhe Malacia mbesin të lënduar.

Ndërkohë, Ten Hag gjithashtu shtoi se tani duhet t’i fitojnë me patjetër ndeshjet e radhës.

“Duhet të fitosh çdo ndeshje. Nëse humbet dy ndeshjet e para, duhet me patjetër të fitosh”.

Man United ka dy humbje në kuadër të këtyre kualifikuesve, pasi u mposht nga Bayern Munich dhe Galatasaray.

Lajme të ngjashme