E konfirmon Batatina: Muhamet Hyseni thyen rekordin e transferimeve në Kosovë, u shit afro 700 mijë euro - NACIONALE

E konfirmon Batatina: Muhamet Hyseni thyen rekordin e transferimeve në Kosovë, u shit afro 700 mijë euro

2 vjet më parë

nga Edonis Bytyqi

Trajneri Tahir Batatina ka konfirmuar se sulmuesi Muhamet Hyseni e ka thyer rekordin për transferimin më të shtrenjtë në Kosovë, për një vlerë afro 700 mijë eurove.

Në një intervistë për Gazetën Nacionale, Batatina bëri me dije se Hyseni zyrtarisht është transferimi më i shtrenjtë në Kosovë, ndërsa zbuloi edhe pak detaje lidhur me marrëveshjen e bashkëpunimit që kanë bërë me skuadrën daneze, AC Horsens.

Po, tani më gjithçka është zyrtare. Hyseni ka kaluar te skuadra daneze dhe mund t’iu them se është zyrtarisht shitja më e shtrenjtë në Superligën e Kosovës. Kemi arritur marrëveshje për ta shitur afro 700 mijë euro, që tani është vlerë rekorde në futbollin e Kosovës”.

Përpos kësaj, më e mira është që kemi arritur marrëveshje me klubin danez, pra një marrëveshje bashkëpunimi. Përmes kësaj marrëveshje, lojtarët tanë përfshirë edhe Elvir Gashijanin në të ardhmen mund të kalojnë te kjo skuadër nëse arrijmë marrëveshje, por edhe ne mund të marrin lojtarë nga skuadra e tyre në formë huazimi, që t’i përgatisim dhe më pas mund të kthehen”.

I pyetur më saktësisht për Gashijanin dhe këto “bisedime”, Batatina shtoi se lojtari i talentuar qëndron te Llapi së paku deri në janar.

“Gashijani? Për Gashijanin kemi pas oferta, por nuk kemi dashur ta pranojmë. Është një ndër talentët më të mirë që ka pasur ndonjëherë Kosova, por i duhet ende punë në anën taktike. Kemi vendosur ta mbajmë së paku edhe për gjashtë muaj, që të përgatitet edhe për garat evropiane ngase çmimi i tij mund të bëhet milionësh dhe të thyej rekordin e shitjes më të shtrenjtë, pra ta tejkaloj Hysenin”.

Lajme të ngjashme