E konfirmon Barcelona: Ter Stegen mungon për shtatë ose tetë muaj - NACIONALE

E konfirmon Barcelona: Ter Stegen mungon për shtatë ose tetë muaj

1 vit më parë

nga NACIONALE

Barcelona ka konfirmuar se portieri Marc Andre Ter Stegen do të operohet pasi lëndoi gjurin e djathtë, ndërsa do të jetë jashtë fushës për shtatë deri në tetë muaj.

Gjermani që është kritikuar tej mase kohëve të fundit për paraqitjet e bëra, pësoi një lëndim të rëndë në udhëtimin te Villarreali.

Përmes një komunikate zyrtare, Barcelona njoftoi tifozët se Ter Stegen do të operohet të hënën.

“Testet e bëra te lojtari i ekipit të parë Marc ter Stegen konfirmojnë se ka një këputje të plotë në tendinin e gjurit të djathtë”.

Të hënën pasdite do t’i nënshtrohet një procesi kirurgjik dhe sapo të përfundojë do të publikohet një përditësim i ri”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Këto lëndime janë mjaftë të rënda, andaj edhe mediat spanjolle njoftojnë se do të jetë jashtë fushës për së paku shtatë deri në tetë muaj.

Pra, Ter Stegen nëse ka shumë fat mund të kthehet vetëm në fundin e sezonit.

Lajme të ngjashme