E konfirmon Atletico: Le Normand pësoi “lëndim traumatik të trurit”
Atletico Madridi ka konfirmuar se mbrojtësi Robin Le Normand ka pësuar një dëmtim traumatik të trurit në barazimin ndaj Real Madridit.
Le Normand u përplas me një lojtar të Real Madridit, ku u nevojit ndihma mjekësore për ta larguar nga fusha.
“Los Rijoblancos” njoftuan tifozët se Le Normand pësoi një dëmtim traumatik të trurit, duke pësuar hematomë subdurale (momenti kur gjaku mblidhet midis kafkës dhe sipërfaqes së trurit”.
🚨🇪🇸 𝐎𝐅𝐅𝐈𝐂𝐈𝐀𝐋 | Robin Le Normand has suffered a traumatic brain injury with subdural hematoma (when blood collects between the skull and surface of the brain).
— EuroFoot (@eurofootcom) October 1, 2024
Atleti confirm the guidelines established for this sort of injury will now be followed.
Strength to him. 🙏❤️ pic.twitter.com/NZABZxQBAH
Mediumet spanjolle kanë raportuar se lëndimi s’është serioz, sidoqoftë, Atletico Madrid do të vazhdojë të ndjek të gjitha udhëzimet përpara se të kthehet në fushë.
Përndryshe, për t’u shëruar nga hematoma subdurale duhen disa javë ose muaj, sidoqoftë ka raste kur njerëzit nuk ia dalin asnjëherë të “kthjellen”.